Kurti reagon pas tragjedisë në Bullgari: Bashkëndjejmë me Maqedoninë e Veriut

Kurti reagon pas tragjedisë në Bullgari: Bashkëndjejmë me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë reagimin e tij pas aksidentit të rëndë në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, prej të cilëve shumica mësohet të jenë të etnisë shqiptare.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave dhe tha se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut.

Ai shtoi se Kosova ishte e gatshme për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet, përcjell Periskopi.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në: