Kurti reagon pas votimit për pagën minimale, asnjë fjalë për veteranët thotë se përfituan 380 mijë punëtorë

Kurti  reagon pas votimit për pagën minimale, asnjë fjalë për veteranët thotë se përfituan 380 mijë punëtorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për miratimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale në vend.

Kurti në postimin e tij ka thënë se 380 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga ky ligj.

Sidoqoftë, Kurti nuk ka thënë asgjë për veteranët e UÇK-së, të cilët janë përjashtuar nga rritja e pensioneve të tyre.

Ai është krekosur se tani më shumë se çdoherë po rritet paga minimale në Kosovë.

“Lajm i mirë për qytetarët që sot Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë të ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në pagën minimale. Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat, përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plotë 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publikë përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Përveç se po e rrisim pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po rrisim atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, veteranët kanë organizuar protestë për të enjten në lidhje me këtë vendim të Kuvendit.

Shpërndaje në: