Kurti refuzon ‘Ballkanin e Hapur’, por del pro ‘Ballkonit të Hapur’ për evente

Kurti refuzon ‘Ballkanin e Hapur’, por del pro ‘Ballkonit të Hapur’ për evente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pritjes që i bëri bashkatdhetarëve e shpalli ballkonin e objektit të kryeministrisë si “Ballkoni i Hapur”.

Ai në fjalën e tij tha se “Ballkoni i Hapur” është iniciativë e stafit të Kryeministrisë të cilën tha se, si kryeministër i vendit, e ka mirëpritur.

E ballkoni i kryeministrisë do të vazhdojë të përdoret për organizime të ndryshme.

“Ajo hapësirë tash e tutje do të vazhdojë të quhet ashtu dhe do të përdoret për organizime të ngjashme’’, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Albin Kurti mbrëmë, në këtë pjesë të kryeministrisë, ka pritur bashkëatdhetarë të fushës së artit e kulturës, dhe profesionistë të fushave të ndryshme, për të bashkëbiseduar nga afër për ide dhe mundësi të reja për bashkëpunim me mërgatën.

 

Shpërndaje në: