Kurti: Rrahman Jasharaj shpalli grevën kur unë isha në takim 5 orë me Vuçiqin

Kurti: Rrahman Jasharaj shpalli grevën kur unë isha në takim 5 orë me Vuçiqin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka ftuar Bashkimin e Sindikatave që ta prezantonin bashkë pakon për përballje për inflacion.

“Më 1 shtator kam takuar kryetarin e BSPK-së, iu kam thënë që pakon për përballjen me inflacionin ta paralajmërojmë bashkë. Jam i interesuar që si socialdemokrat, t’i forcojmë sindikatat. Nuk kanë pranuar ta prezantojmë bashkë. Kam qenë i interesuar ta forcoj Sindikatën, më 1 shtator bëra këtë ofertë, nuk e pranuan. Më 3 shtator, dal në konferencë me ministrin e financave dhe e bëjmë këtë me ministrin e financave.  Pra, ka ekzistuar oferta për BSPK-në që pakoja të prezantohet bashkë. Ma gjeni një qeveri që ndan një ofertë të tillë bashkë me sindikatat. Më datën 13 shtator takohemi me Këshillin Grevist”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.

“Kemi dashtë që edhe pasnesër, më 15 shtator ta paralajmërojmë bashkë daljen ne publik të Ligjit të Pagave. E refuzuan. Tham 10 milionë euro shtesë për barnat esenciale. Natyrisht që atmosfera në takim ishte e mirë, iu thash po e diskutojmë bashkë reformën e skemës sociale dhe pensionale, me c’rast atë kategorizimin drastik me pragun prej 15 vjet po e bëjmë të diferencuar, dhe po e bëjmë me krejt cka mundemi e dimë. Insistuam që edhe të kalohet në Kuvend edhe miratimi i reformës. Në atë takim, nuk kanë mundur t’na refuzojnë sepse dilnin absurd”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.

“Cka na thanë? Thanë po e konsultojmë anëatërësinë.

Në rregull iu tham dhe t’ju them të drejtën nuk doja të dilja fare para mediave.

Por cka ndodhi? Dolën para mediave dhe thanë se greva vazhdon. Në vend se t’u thonë mediave diskutimet vazhdojnë, thanë greva vazhdon. Nuk ka munguar as takimi as dialogu, po mungon sinqeriteti.

Nuk janë viktima krerët sindikalë, nuk jemi as ne si qeveri, nuk jeni as ju si deputetë, viktimë janë fëmijët.

Në këtë poralizim të skajshëm ka përpejkje të vazhdueshme për vetëviktimizim. Këto tezat për viktimizime të individëve, kush qysh tha, kush kë ofendoi, a e dëgjove kush cka tha, këto janë për tërheqje të vëmendjes dhe mosadresim të çështjes.

Greva nga BSPK është shpallë ditën që jam nis për Bruksel. Kryetar u bë Rrahman Jasharaj. Atë ditë isha në takim 5 orë me Vuçiqin dhe po atë ditë u shpall greva.

Pra e kishe një situatë kur kryeministri po dialogonte me fqinjin verior, dashakeq dhe te shpia po shpallej greva”, tha ai./Periskopi 

 

Shpërndaje në: