Kurti: Rryma ka qenë aq lirë sa qytetarët në 4 vitet e fundit nuk e kanë ditë as ka sa po paguajnë

Kurti: Rryma ka qenë aq lirë sa qytetarët në 4 vitet e fundit nuk e kanë ditë as ka sa po paguajnë

Kryeministri Albin Kurti thotë se në Kosovë po konsumohet shumë energji elektrike.

“Ka ndodhur rritja e cmimit të energjisë në nivel global. Kosova është ndikuar nga rritja e cmimeve të energjisë elektrike në Evropë.  Në Kosovë në vitin 2021 është shënuar edhe rritje e ndjeshme e konsumit të energjisë.

Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Republikës Kosovës, sesa në këto 4 vitet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike. Aq lirë ka qenë sa nuk e kanë ditë sa paguajnë. Aq lirë ka qenë sa numër më të madh që nuk e dinë sa e kanë pasur faturën, nuk ka pasur. Ka ndodhur pra rritja e cmimit të energjisë elektrike në tregun e jashtëm meqë jemi vend neto importues i cmimit të energjisë”, ka thënë ai./Periskopi

 

Shpërndaje në: