Kurti: Rrymën dikush duhet ta paguajë, rritja e çmimit e vetmja rrugë që kemi përpara

Kurti: Rrymën dikush duhet ta paguajë, rritja e çmimit e vetmja rrugë që kemi përpara

Kryeministër Albin Kurti është pyetur nga gazetarët se pse premtoi ulje të cmimit të energjisë derisa ndodhi e kundërta në qeverisjen e tij.

“Energjia e importuar me cmim shumë të lartë është konsumuar, dikush duhet ta paguajë. Janë tri mënyra se sim und të bëhet financnimi, është rritja e tarifave, rritja e subvencionit apo edhe reduktimet e ashpra të energjisë. E pamë se sat ë dëmshme janë reduktimet e energjisë edhe për amvisëritë edhe për bizneset sepse në njërën anë e kemi të amortizuar rrjetin e distribucionit”,

“Anadaj ne jemi në situatën ku rritja e tarifave dhe rritja e subvencionit ngelet e vetmja rrugë përpara që të përballemi me këtë krizë”, ka thënë Kurti/Periskopi

Shpërndaje në: