Kurti: Rusia të zëvendësohet me Kosovën në Këshillin Evropian

Kurti: Rusia të zëvendësohet me Kosovën në Këshillin Evropian

Kryeministri Albin Kurti, gjatë diskutimit që po e bën në Këshillin e Atlantikut, ka thën se është një gjë shumë e mirë që Rusia u suspendua nga Këshilli i Evropës, dhe se gjëja më e mirë tani do të ishte zëvendësimi i saj me Kosovën.

“Nuk mendoj se do të kishte shembull më të mirë, për kohën ku jetojmë, sesa të zëvendësohet Federata Ruse me Kosovën”, tha Kurti/

“Nëse jeni me të vërtetë në anën e paqes dhe demokracisë, kjo është gjëja e drejtë për tu bërë. Përjashtojeni Rusinë dhe futeni Kosovën”.

Tutje i pari i Qeverisë tha se shpreson për më të mirën më 20 maj.

“Ne kemi aplikuar, është më se e duhur të aplikojmë. Është një organizatë shumë e rëndësishme dhe ne duhet të jemi pjesë e kësaj. Sidoqoftë është në dorë të shteteve të vendosin. Shpresojmë që zemrat e tyre të jenë në anën e duhur”, u shpreh Kurti.

Shpërndaje në: