Kurti s’e respekton ligjin që e bëri me njerëzit e tij, akuzon opozitën pasi ia kërkuan dorëheqjen: Do të ishte braktisje e institucioneve

Albin Kurti, para kabinetit të cilët do të duhej të jepnin deri tani dorëheqje, ka gjetur fjalë për të akuzuar opozitën, pasi këta të fundit nuk e votuan certifikimin për deputetë.
Ai ka thënë se opozita po bënë thirrje për pezullim të shtetit, përcjell Periskopi.
“Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK nuk votuan për verifikimin e mandateve. Ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. Ne jemi në detyrë dhe i dorëhequr efektivisht që nga 23 marsi kur e kemi përmbyllur mandatin e rregullt dhe të plotë 4-vjeçar. Nga ajo ditë e deri te legjislatura e re qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se për statusin e qeverisë e ka njoftuar me letër edhe kryeparlamentarin e deritashëm.
“Më shumë se kaq, nuk është e mundshme të jepet dorëheqje. Më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucioneve”, ka thënë ai teksa e ka quajtur thirrjen e opozitës “të pamatur” e me qëllim “për ta lënë shtëpinë pa zot shtëpie”.