Kurti shpreh haptas frikën nga Rusia: Putini vizitoi Kosovën, aneksoi Osetinë pas Pavarësisë tonë

Kurti shpreh haptas frikën nga Rusia: Putini vizitoi Kosovën, aneksoi Osetinë pas Pavarësisë tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vizitën e Presidentit rus, Aleksandër Putin, në Kosovë dhe ka treguar për kohën e tij në burg  ku edhe mori vesh lajmin.

Ai ka theksuar se , pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Rusia aneksoi Osetinë Jugore.

“Presidenti rus është bërë kryeministër dy muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në qershor të vitit 1999, Kosova çlirohet, në gusht ai bëhet kryeministër, ndërkaq në dhjetor pas dorëheqjes së  Jellcinit ai bëhet ushtrues detyre i Presidentit. Dhe, fakti tjetër që nuk duhet harruar është që ai ka vizituar Kosovën. Kam testuar pak edhe me kolegët e mi që a e din që Putini ka qenë në Kosovë. Ai ka qenë në burg në korrik të vitit 2001, unë kam qenë në burg. Ka vizituar trupat ruse këtu. Atje transmetohej në gazetat serbe që na i sillnin në burg të prera për pjesën e Kosovës. Dhe, kjo te lajmet ndërkombëtare ishte aty. Aty kam parë që Putini ka vizituar trupat ruse. Tjetra është që, pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Rusia anekson Osetinë jugore. Pra, Kosova është halë në sy për Federatën Ruse dhe duket që janë irrituar edhe shumë tash që ne dëbuam dy qytetarë rus”, tha Kurti./Periskopi/

Shpërndaje në: