Kurti shtynë takimin me kryediplomatin austriak

Kurti shtynë takimin me kryediplomatin austriak

Zyra e Kryeministrit Kurti njofton se shefi i qeverisë do të takohet me kryediplomatin austriak një orë më vonë se që është paralajmëruar në fillim.

Kjo zyrë ka dërguar një komunikatë ku bëhet e ditur për ndryshimin e orës së takimit mes Kurtit dhe Schallenberg.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Vendi: Ndërtesa e qeverisë. Koha:14:45”, thuhet në njoftim.

Fillimisht ishte bërë e ditur se takimi mes tyre do të zhvillohej në ora 13:45.

 

Shpërndaje në: