Kurti sot bëri homazhe në 23 vjetorin e vdekjes së Ilaz Kodrës, e dy muaj më parë gruan ia largoi nga puna

Kurti sot bëri homazhe në 23 vjetorin e vdekjes së Ilaz Kodrës, e dy muaj më parë gruan ia largoi nga puna

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se Kimete Kodra, bashkëshortja e heroit, Ilaz Kodra është pushuar nga puna në Postën e Kosovës.

Ajo ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, se këto largime janë politike.

Kujtojmë se Kurti sot bëri homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Marinë të Skenderajt, në 23-vjetorin e rënies heroike të Ilaz Kodrës.

Postimi i plotë i Blerta Deliut:

Si familjarë të komandantit Ilaz Kodra, 30 prilli për ne është ditë përkujtimi dhe krenarie. I tillë ishte edhe sot. Në emër të familjes, i falënderoj të gjithë të afërmit dhe miqtë që na qëndruan pranë dhe ndan me ne dhimbjen dhe kujtimet për të.
Për nderimet e sotme, po ashtu, e falënderoj edhe kryeministrin Kurti. Megjithatë, e ndjej për obligim ta them edhe publikisht, që menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës, i zgjedhur aty nga Qeveria Kurti, si vazhdimësi e largimeve politike nga puna në këtë institucion, para dy muajsh e ka larguar nga puna edhe bashkëshorten e Ilazit, Kimeten. Ajo tani është duke i kërkuar të drejtat e saj në rrugën ligjore.
Por, mbi të, përveç dhimbjes që ndjen vazhdimisht për humbjen e njeriut më të dashur, sot rëndojnë edhe padrejtësitë e pushtetit të kryeministrit Kurti.
E ndjeva për obligim ta them këtë, pasi që unë jam e vetmja anëtare e familjes së komandantit Ilaz Kodra, që jam pjesë aktive e politikës.
Familja Kodra nga Prekazi gjithmonë ka qenë e përndjekur, gjithmonë e persekutuar, gjithmonë e diskriminuar, por asnjëherë nuk është dorëzuar!
Kimetja, sot është qytetare e këtij vendi dhe një nënë që i ka rritur vajzat e saj dhe të Ilazit me punë dhe përkushtim të pandalshëm.
Nderime përjetë komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë të rënëve për lirinë tonë.

Kurti sot bëri homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Marinë të Skenderajt, në 23-vjetorin e rënies heroike të Ilaz Kodrës.

Shpërndaje në: