Kurti takon shefin e UNMIK-ut katër ditë pasi ky e takoi Vuçiqin në Beograd

Kurti takon shefin e UNMIK-ut katër ditë pasi ky e takoi Vuçiqin në Beograd

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, që është edhe Shefi i UNMIK, ka pritur në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Aty është përmendur se UNMIK mbështet forcimin e rendit e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

“Përfaqësuesi Special ka ripërsëritur se UNMIK vazhdon të ta mbështesë forcimin e rendit e ligjit, institucioneve demokratike  dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit me mekanizmat e vendosjes në dialog”, thuhet në njoftim.

Kujtojme se z.Tanin, para katër ditësh takoi Vuçiqin ne Beograd.

Shpërndaje në: