Kurti – të rinjve: Lexoni libra e shikoni filma në zyret e VV-së, tash që jemi në pushtet kemi para si asnjëherë më parë

Kurti – të rinjve: Lexoni libra e shikoni filma në zyret e VV-së, tash që jemi në pushtet kemi para si asnjëherë më parë

Albin Kurti mbrëmë prezantoi planin e tij për udhëheqjen edhe për katër vjet të partisë së tij, Vetëvendosje, shkruan Periskopi.  Në një pikë, ai mes tjerash foli edhe për librat dhe filmat që duhet të shpërndahen nëpër qendrat e kësaj partie nëpër Kosovë duke thënë se tani kanë më shumë para meqë janë në pushtet dhe kjo mund të bëhet më lehtë.

Ja pjesa e fjalimit, transkriptuar nga Periskopi:

“Si organizatë ne duhet të jemi aktivisht në komunikim me moshat e reja.

Lëvizja jonë ka qenë tradicionalisht vatër e edukimit politik të rinisë.

Në qendrat tona gjithandej Kosovës ne kemi ofruar zyret tona si infrastrukturë edukimi.

Aty janë mbledhur të rinjtë e të rejat për të lexuar e diskutuar libra, shikuar e komentuar filma, e kështu me radhë.

Këto aktivitete nuk duhet të ndalojnë tani që jemi në pushtet. Si organizatë politike, përkundrazi tani posedojmë mjete më të mëdha financiare si asnjëherë më parë që të vazhdojmë me këtë mënyrë tonën.

Ato duhet t’i përdorim për të pajisur qendrat tona gjithandej nëpër Kosovë me libra, ku të rinjtë mund të huazojnë libra e mund t’i lexojnë ato.

Qendrat tona duhet të organizojnë grupe leximi që takohen rregullisht për të diskutuar një libër të caktuar që është përzgjedhur si lexim.

Qendrat tona duhet t’i pajisim me projektorë cilësore që shfaqin dhe promovojmë filma e dokumentar artistik që promovojnë mendimin kritik dhe ndërgjegjen qytetare”, tha Kurti./Periskopi/

Shpërndaje në: