Kurti tenton t’i ikë pyetjes për rrymën në veri: I thotë gazetarit ‘këtu jemi, mos u mërzit’ (dikur përgjigjet)

Kurti tenton t’i ikë pyetjes për rrymën në veri: I thotë gazetarit ‘këtu jemi, mos u mërzit’ (dikur përgjigjet)

Kryeministri Albin Kurti teksa iu është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, por njërës për rrymën në veriu, tentoi t’i shmanet. Në fund Kurti iu përgjigj edhe asaj.

Teksa një nga kolegët gazetarë pyetën Kurtin lidhur me rrymën në veri, Kurti u përgjigj:

“Thash që pas përgjigjes time do t’ia jap një pjesë ministres Rizvanolli, këtu do të jemi mos u mërzitni”, tha Kurti.

Gazetari këmbënguli në pyetje:

“A konsideroni a mund t’na jepni një mendim tuajin lidhur me ZRRE-në për një operator, për veriun, që po na shkakton humbje”, pyeti gazetari.

“I takon ZRRE-së të marr vendimet e nevojshme. Nuk është një problem i thjeshtë, situate në veri të Kosovës është problem i trashëguar dhe i trashur. Nuk është i thjeshtë licencimi atje”, ka thënë Kurti.

“Në veri të Kosovës konsumohet energjia elektrike dhe nuk paguhet. Kuptojmë të drejtën për tu furnizuar me energji elektrike, por ajo që shpenzohet duhet të paguhet. Para gati një dekade kjo cështje është politizuar dhe ka pasur marrëveshje në Bruksel dhe nuk është zbatuar.

Unë jam i bindur që arsyeja e mospagesës lidhet me strukturat ilegale të Serbisë atje, besoj që qytetari i zakonshëm serb është i vetëdijshëm që duhet të paguajë energjinë, por atje ka struktura që imponojnë interesat e tyre dhe organizojnë një lloj padëgjueshmërie ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë i bëjnë dëm shtetit tone”, ka thënë ai./Periskopi

 

Shpërndaje në: