Kurti: Thaçi është teveqel. Si mund të jesh edhe qesharak edhe i rrezikshëm?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhënë Gazetës Express, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Kurti Thaçin e quan Thaçin teveqel dhe e pranon, siç thuhet në reagim, se Jahjaga është më e logjikshme se ai, derisa tall deklaratën e tij kontraverse se deklaratat e Kurtit janë edhe “qesharake edhe të rrezikshme”.
Reagimi i plotë i deputetit Kurti:
I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata e Albinit është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel!
Dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit. Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu.”



