Kurti thyen heshtjen: Jam i kënaqur me balotazhin nëpër komuna

Kurti thyen heshtjen: Jam i kënaqur me balotazhin nëpër komuna

Kryeministri Albin Kurti njëherish kryetar i Vetëvendosjes, ka thënë se është i kënaqur me balotazhin që partia e tij siguroi në 12 komuna.

“Dje u mbajtën zgjedhjet lokale, ishin të lira demokratike dhe fer pa ndonjë incident të theksuar. Të gjitha ankesat do të trajtohen nga organet përkatëse shtetërore. Si kryetar i VV jam shumë i kënaqur që të shoh kaq shumë kandidatë në balotazh. Është një shans të vazhdojmë të flasim me qytetarët e Kosovës se si ti mbrojmë e avancojmë të arriturat e këtij gjysmë viti të qeverisjes së mirë mbi luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Ndryshimi real në nivelin qytetar është shumë më shumë se fjalë, ujë më shumë e më të pastër, ajër më i mirë e më i shëndetshëm, menaxhim më efikas të mbeturinave, etj etj. Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar nuk është vetëm premtime të mëdha për problemet e vjetra si për shembull trafiku i dendur por nënkupton plane reale brenda mundësive tona”, ka thënë Kurti/Periskopi

Shpërndaje në: