Kurti thyen heshtjen: Rezultat jo i kënaqshëm dje për Vetëvendosjen, kemi defekte brenda partisë

Kurti thyen heshtjen: Rezultat jo i kënaqshëm dje për Vetëvendosjen, kemi defekte brenda partisë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale nuk ishte i kënaqshëm për partinë e tij. Ai ka thënë se kjo ishte si pasojë e disa ‘defekteve të brendshme në VV”.

“Rezultati jo i kënqashëm për neve, vjen si rezultat i defekteve të brendshme që duhet t’i analizojmë ditëve në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti.

“Administrimi i procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do të kenë shumë beteja dhe punë në përballjen me krimin dhe korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër, ku po shpëlahen para. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, ka thënë ai./Periskopi/

Shpërndaje në: