Kurti tregon se a do ta dërgoj emrin e mandatarit për kryeministër te Presidenti

Kurti tregon se a do ta dërgoj emrin e mandatarit për kryeministër te Presidenti

Kryeministri në largim Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria është e përkushtuar që të luftojë pandeminë e koronavirusit.

Kurti pas një vizite në Gjilan, tha se muaji prill është vendimtar për situatën me koronavirus.

“Muaji prill është muaji vendimtar për luftimin e kësaj sëmundje”, tha Kurti.

I pyetur nga gazetarët se a do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re të Presidenti., Kurti tha se prioritet është luftimi i koronavirusit dhe nuk ka kohë për ‘pingpong politik’.

“Jam shumë i vullnetshëm si kryeminstër në detyrq që të mos shpërqendrohemi nga temat e tjera ku s’mund të ketë priporitet tjetër përvec shëndetit publik. Ne tani jemi të anagzhuar maksimalisht në luftimin e pandemisë, nëse do të shperqendroheshim në tema të tjera do ta dobësimin vetën tonë në këtë front jetik për shëndetin tonë”, tha Kurti. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: