Kurti tregon se si do të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

Kurti tregon se si do të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në “Zonën e Debatit” në Klan Kosova ka folur edhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, transmeton Periskopi.

Kurti tha se me Shqipërinë do të ketë bashkëpunime të shumta gjatë qeverisjes së tij, nëse arrijnë ta bëjnë Qeverinë.

“Qeveria jonë nuk do të ketë vetëm kryeministrin që do t’i realizojë prioritetet, por do të ketë ministri që do të punojnë paralelisht. Në fushatë kemi theksuar pika që më pak kanë qenë të njohura për qytetarët. Njerëzit na kanë lidhur me Bashkimin Kombëtar. Kjo dihet tashmë, andaj duhet të bëhen të ditura edhe çështje të tjera, siç janë marrëveshjet mes dy vendeve. Të gjitha ministritë mund të bashkëpunojnë me Shqipërinë” tha Kurti./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: