Kurti tregon si do të veprojnë me bisedimet Kosovë–Serbi nëse VV formon Qeverinë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në “Zonën e Debatit” në Klan Kosova, e ka quajtur të gabuar qasjen e Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë.
Kurti tha se rezultatet e këtyre bisedimeve nuk njihen nga Serbia, transmeton Periskopi.
Ai përmendi edhe disa nga temat që s’janë diskutuar fare në Bruksel, siç është çështja e të pagjeturve.
“Në bisedime në Bruksel, Kosova më shumë ka qenë temë, se palë”, tha Kurti.
Sipas tij, në këto bisedime është investuar shumë, ndërsa pak ka fitime për Kosovën.