Kurti ua lë në gjysmë gazetarëve pyetjet dhe ikë: Shpresoj që nuk është një pyetje që vjetërohet pasdite

Kurti ua lë në gjysmë gazetarëve pyetjet dhe ikë: Shpresoj që nuk është një pyetje që vjetërohet pasdite

Kryeministri Albin Kurti sot ka mbajtur konferencë me ministrin Hekuran Murati pas vizitës në Doganën e Kosovës. Në fund, natyrisht erdhën edhe pyetjet e gazetarëve, transmeton Periskopi.

Megjithatë, Kurti ua la në gjysmë, duke ju thënë se mund t’ia adresojnë zëdhënësit të Qeverisë.

‘’Ju kërkojmë falje se nuk duhet të shkojmë. Përparim Kryeziu është zëdhënësi dhe ai mund t’ju tregojë se ku do të jemi pasdite. Shpresoj që nuk është një pyetje që vjetërohet pasdite. Ju tregon Kryeziu se ku jemi pasdite tek prodhuesit e biznesit vendor.’’, tha Kurti.

Nuk dihet se çfarë pyetje do shtroheshin, megjithatë gazetarët nuk patën mundësinë ta pyesin rreth çështjes së Asociacionit, për çka Gabriel Escobar tha se ishte diskutuar në tavolinën me Blinkenin./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: