Kurti vajton nga Vjena dështimin në zgjedhje: Krejt u bënë bashkë kundër nesh

Kurti vajton nga Vjena dështimin në zgjedhje: Krejt u bënë bashkë kundër nesh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Vjena ka folur edhe për rezultatin e dobët që partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në zgjedhje lokale të 14 nëntorit. Ai ka vazhduar viktimizimin duke thënë se të gjithë paritë e tjera janë bërë bashkë kundër tij dhe LVV’së.

I pyetur për rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale të LVV’së, Kurti ka thënë një të pavërtetë, e që sipas tij të gjitha partitë ishin bërë bashkë kundër tij, edhe pse LVV kishte koalicione me parti të ndryshme në komuna të caktuara.

Kurti ka shkuar edhe më larg, duke thënë se të gjithë u bënë bashkë një ‘luftë’ kundër tij. Ndërsa me ironi ka thënë se i aplaudim për këtë organizim.

“Kanë qenë të organizuar të gjithë kundër nesh, i aplaudoj për organizimin aq të mirë kundër nesh, i aplaudoj për organizimin perfekt në luftën kundër meje, por kjo nuk është mire”, ka thënë Kurti nga Vjena.

Kurti këto komente i ka bërë në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”.

Ndryshe, kryeministri Kurti ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore.

Shpërndaje në: