Kurti vazhdon grindjen me Ramën para Merkelit: Procesi i Berlinit është mjaft i gjerë e i thellë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kancelaren Angela Merkel ka thënë se procesi i Berlinit është i thellë, kështu duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, raporton Periskopi.

‘’Procesi i Berlinit është mjaft i thellë e i gjerë.  Në bisedat që pata, theksova se nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlerë evropiane. Fondet duhet të paraprihen e shoqërohen me vlerat e BE. Për vendet tona theksova se janë katër elemente të domosodshme që të kete paqe ,stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë në rrugëtimin evropian. Ato janë sundimi i ligjit, i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, demokratizmi që mundëson media të lira dhe të pavarura. Ballafaqimi me të kaluarën dhe nuk lejon të ketë në liri kriminelë të luftës dhe recipriocitetit e balancë i pakicave kombëtare, në kundërshti’’, tha ai.

‘’Janë katër elemente tejet të rëndësishme për paqen e stabilitetin”PERISKOPI./

Shpërndaje në: