Kurti vazhdon vizitën në ShBA: Merr pjesë në një aheng shqiptar

Kurti vazhdon vizitën në ShBA: Merr pjesë në një aheng shqiptar

Kryeministri Albin Kurti qe 11 ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mbrëmë ishte pjesë e një ahengu familjar me emigrantë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konkretisht, shefi i qeverisë qëndroi në një aheng në Fenton, një qytet në shtetin amerikan të Miçiganit.

Fotot janë publikuar në rrjetin social Twitter nga Christian Dedivanaj, një shqiptar me origjinë nga Mali i Zi.

“Darkë me kryeministrin Kurti”, shkroi ai në përshkrimin e fotografisë.

 

Shpërndaje në: