Kurti zbulon se ku do të angazhohet tutje Rrahman Rama pas dorëheqjes nga FSK

Kurti zbulon se ku do të angazhohet tutje  Rrahman Rama pas dorëheqjes nga FSK

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë të ditur angazhim e ri të ish-komandatit të FSK-së, Rrahman Ramës.

Kurti tha se gjenerallejtënant Rrahman Rama do të angazhohet si përfaqësues i Kosovës në RACVIAC.

Tutje, Kurti tha se FSK-së i duhet nipi i komandantit legjendar, Adem Jasharit – Bashkim Jashari, andaj Kurti e bëri Komandant të FSK-së.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kurtit:

Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit. Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i Komandantit Legjendar, i Kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtria jonë është e re, por me pjekuri të thellë e histori të lavdishme. Vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla jonë e fortë mbi gurthemelin e Republikës.

Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re. Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC.

Shpërndaje në: