“Kurtit pas një dekade i ka rënë në mend që duhet ta mbështesë përfaqësuesen e shtetit”

“Kurtit pas një dekade i ka rënë në mend që duhet ta mbështesë përfaqësuesen e shtetit”

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasi që ky i fundit shikuan nga stadiumi ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë, duke thënë se Kurti po gjen kohë të shikojë ndeshje kur në vend po vdesin qytetarët nga Covid-19.

Behramaj ka thënë se Kurti tani më nuk po ulët në mesin e tifozëve siç bënte me parë, por tani po ulët në zonën VIP.

Shkrimi i tij i plotë:

E çuditshme qysh kryeministri dhe presidentja gjejnë kohë të shikojnë ndeshje, pa ia prishur terezinë vetes, në ditën që vdiqën edhe 24 qytetarë prej gabimeve të kësaj Qeverie. Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, ende pa i bërë një vit në qeverisje, dha dorëheqje për shkak që i doli nga kontrolli menaxhimi i pandemisë, pas organizimit të lojërave olimpike. Ndërsa, ky i joni, lëre që nuk jep dorëheqje, por shikon futboll edhe nga zona VIP. As në mesin e tifozëve më nuk po ulet, sikur atëherë kur i mashtronte në emër të barazisë. Megjithatë, edhe si tifoz është kosovari i fundit që pas një dekade i ka rënë në mend që duhet ta mbështesë përfaqësuesen e shtetit!

Shpërndaje në: