Kurz: BE duhet t’i tregojë Erdoganit “vijat e kuqe” të qarta

Kurz: BE duhet t’i tregojë Erdoganit “vijat e kuqe” të qarta

Kancelari austriak Sebastian Kurz i bëri thirrje BE të tregojë forcën e saj dhe të kundërshtojë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë shtypi përpara takimit të udhëheqësve evropianë në Bruksel, Sebastian Kurz i bëri thirrje BE-së të vendosë “vija të kuqe” të qarta për presidentin Erdogan, të cilat do të përfshinin sanksione.

27 udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të gjetur mënyra të de-përshkallëzimit të tensioneve midis Turqisë dhe anëtarëve të bllokut Greqi dhe administratën qipriote greke mbi aktivitetet e kërkimit të gazit në rajonin e Mesdheut Lindor.

Turqia shpesh i ka bërë thirrje BE të miratojë një qëndrim të drejtë në lidhje me mosmarrëveshjen dhe të heqë dorë nga favorizimi i Greqisë me pretekstin e solidaritetit të BE.

Përpara samitit, presidenti Erdogan u dërgoi një letër udhëheqësve të bllokut, duke përsëritur thirrjen e Ankarasë për dialog me Greqinë mes tensioneve në rajon.

Udhëheqësit e BE do të përpiqen gjithashtu të thyejnë një ngërç mbi Bjellorusinë duke zgjidhur ngërçin me Turqinë që ka ekspozuar paralizën në vendimmarrjen e bllokut.

Në një deklaratë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen bëri thirrje për de-përshkallëzim në Mesdheun Lindor, por paralajmëroi gjithashtu se BE ka përgatitur mjete për t’iu përgjigjur një krize të re të mundshme.

“Ka dy mundësi, ose tensionet janë në rritje që është diçka që ne nuk e duam ose ka de-përshkallëzim dhe ne po shkojmë drejt një marrëdhënie konstruktive, kjo është ajo që duam,” tha ajo.

Shpërndaje në: