Kusari: Fushata denigruese e Velës ndaj mediave mund të nxisë sulme fizike ndaj gazetarëve

Kusari: Fushata denigruese e Velës ndaj mediave mund të nxisë sulme fizike ndaj gazetarëve

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari ka kritikuar qasjen e shefit të stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ndaj mediave. Kusari ka shkruar se fushata denigruese e Velës ndaj mediave dhe gazetarëve platformat e të cilëve i shfrytëzonte kur atij i duheshin mund të nxisë sulme fizike ndaj gazetarëve.

“Me luftën personale speciale kundër mediave, Blerim Vela do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm presidentes Vjosa Osmanit, institucioni i së cilës është shembull i transparencës. Fushata e tij e pandalshme për të denigruar mediat dhe gazetarët -platformat e të cilëve i shfrytëzonte kur i duheshin- është e rrezikshme dhe mund të nxisë sulme fizike ndaj gazetarëve”, ka shkruar ajo.

Kusari ka shkruar se presidentja Osmani duhet ta ndalojë fushatën e shefit të stafit të saj Blerim Vela dhe të caktojë dikë tjetër për komunikim me media.

“Presidentja duhet urgjentisht ta ndalojë këtë fushatë të tij dhe të caktojë dikë tjetër për komunikim me media, në të kundërtën qasja e tij do të konsiderohet si qasje e presidentes ndaj mediave. Çmimin politik do ta paguajë ajo, jo Vela. Nëse flas me gjuhë të presidentes: regjia, nalja Twitterin Blerim Veles”, ka shkruar Kusari.

Shpërndaje në: