Kusari i thotë opozitës se po shtiren: Fajëson qeveritë e kaluara për gjendjen në energji

Periskopi.com Lajme

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, ka kritikuar opozitën se po shtiret.

“Seanca e sotme do të arsyetohej sikur të kishte qëllim zgjidhje konkrete, apo alternative të pashqyrtuara nga autoriteti që ka vendosur në diskutim publik strukturën tarifore, dhe kjo është ZRRE. Se opozita nuk e ka seriozisht trajtimin e kësaj çështje, e pamë edhe të enjten. Ideja është që opozita të bëhet kinse po brengoset për hallin e qytetarëve”, ka thënë Mimoza Kusari, përcjell Periskopi.

“Aktualisht janë propozime, nuk janë vendime. A duhet deputetët të diskutojnë për cmimin e energjisë, absolutisht po.

Situatën nuk e krijuam ne, e trashëguam”, ka thënë Kusari-Lila.

“Nuk është investuar në kapacitete të reja për energjinë elektrike”, ka thënë ajo./Periskopi