Kusari-Lila ia lë fajin opozitës për moskalimin e Kodit Civil: Nuk po marrin pjesë për të parë qëndrimin e grupit tonë parlamentar

Kusari-Lila ia lë fajin opozitës për moskalimin e Kodit Civil: Nuk po marrin pjesë për të parë qëndrimin e grupit tonë parlamentar

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e ka ‘arsyetuar’ moskalimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se pavarësisht se ka pasur ndryshime përbrenda GP të VV-së, megjithatë ka pasë deputetë që nuk kanë qenë në Kosovë për të votuar, shkak i udhëtimeve jashtë vendit.

Kusari-Lila thotë se e kupton kompleksitetin e temave si ai i Kodit Civil, por në anën tjetër akuzon opozitën që nuk marrin pjesë, ku sipas saj këtë po e bëjnë për të parë qëndrimin e VV-së për Kodin Civil.

“Situatat nuk janë të njëjta, munden me qenë disa prej rrethanave që përsëriten, por në rastin e Kodit Civil kanë qenë kombinim i të dyjave. Ka pasur ndryshime në mendime përbrenda Grupit Parlamentar, por gjithashtu ka pasë deputetë që nuk kanë qenë prezent në Kosovë si rrjedhojë e udhëtimeve”.

“Në rastin e pagës minimale ka pasur pak vota ndryshe, por ka qenë edhe ktu për shhkak që tetë deputetë nuk ishin në Kosovë në rastin e votimit.
Prandaj, nuk është se është një konstantë e vazhdueshme e ndryshimit”.

“Ne natyrisht se e kuptojmë edhe kompleksitetin e temave. Kodi Civil është një proces që ne e kemi ditë që në prezantimin apo deklarimin publik edhe të opozitës, që fare nuk marrin pjesë, dhe kanë dashur të shohin qëndrimin e grupit tonë parlamentar, duke e ditë që në pak vota do jetë diferenca dhe ajo u tregua në mos sukses të kalimit, por që në rrethana tjera është një formë demokratike në vendimmarrje”, tha Kusari-Lila./Periskopi/

Shpërndaje në: