Kusari – Lila: Kam qenë e befasuar me vendimin e Kurtit rreth koalicionit mes nesh

Kusari – Lila: Kam qenë e befasuar me vendimin e Kurtit rreth koalicionit mes nesh

 Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, ka folur për mos arritjen e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Periskopi.

Ajo tha se ishte vet Albin Kurti i cili i tha se vetëm në një rast të koalicionit të madh do të ishte pjesë edhe Alternativa.

“Në momentin kur jemi takuar, Kurti më ka thënë se ne mund të jemi pjesë e një koalicioni të madh nëse përfshihet edhe LDK-ja, në të kundërtën Vetëvendosje pranon Alternativën në koalicion vetëm si pjesë e listës së saj”, tha Kusari – Lila në Dossier në RTV D

Kusari-Lila tha se ka qenë e befasuar me vendimin e LVV.

“Ka qenë befasi për mu, por dhe ndryshim prej asaj se çka kemi bisedu”, tha ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: