Kusari-Lila: Në dhjetor të vitit të kaluar e kam kuptuar që Kosova do të përballet me krizë energjetike

Kusari-Lila: Në dhjetor të vitit të kaluar e kam kuptuar që Kosova do të përballet me krizë energjetike

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për krizën energjetike në të cilën po kalon Kosova.

Ajo ka deklaruar se në dhjetor të vitit të kaluar e ka kuptuar që Kosova do të përballet me krizë energjetike.

“Unë e kam kuptuar peshën e kësaj krize kur është bërë njoftimi për rënien e bllokut në Kosovën ‘B’, pra në dhjetor”, ka thënë Kusari-Lila në Klan Kosova.

Tutje, ajo ka folur për propozimin e ZRRE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike, ku tha se me 75 milionët e ndara parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë.

“Edhe pse si proces ajo nuk është e përfunduar, dhe si i tillë do të merr edhe dy javë kohë, Ministria e Ekonomisë ka publikuar lajmin që parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Më tej, ajo tha se tarifa për një KW në orë nuk është përcaktuar ende, dhe se Ministria e Ekonomisë ka publikuar një kufi deri në të cilin nuk ka ndryshim fare të çmimit të energjisë, apo vërehet pak, që është deri në 600 KË në orë, ndërsa mbi atë konsum tarifa, sipas saj, do të jetë prapë e kontrolluar por në raport me importin e energjisë elektrike.

Shpërndaje në: