Kusari-Lila në Paradën e Krenarisë: Dashuri e liri që na takon të gjithëve pa fund

Kusari-Lila në Paradën e Krenarisë: Dashuri e liri që na takon të gjithëve pa fund

Dy deputetët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila e Dimal Basha janë parë sot në Paradën e Krenarisë në Prishtinë, transmeton Periskopi.

Ajo ka thënë se dashuria është e lirë dhe duhet t’u mundësohet të gjithëve.

‘’Duhet t’ju tregojmë të gjithëve se duhet të shpërndajmë dashurinë e lirinë, që na takon të gjithëve pa fund.’’, tha ajo shkurt.

Aty po ashtu është parë edhe ish presidentja Jahjaga e Vlora Çitaku e PDK’së./PERISKOPI/

Shpërndaje në: