Kusari-Lila: Referendumi serb s’mund të mbahet

Kusari-Lila: Referendumi serb s’mund të mbahet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në seancën e thirrur për mbajtjen e referendumit të Serbisë se ky proces nuk mund të mbahet në territorin e Kosovës.

“Nuk bën të  mbahet referendumi i asnjë shteti në një shtet tjetër dhe as në territorin e Republikës së Kosovës. Nuk haset praktikë e tillë në vendin tonë dhe asnjë shteti sovran”, është shprehur ajo.

Ajo ka pyetur vendet aleate “nëse shtetësia e Kosovës kontestohet apo statusi llogaritet si i papërfunduar për të bërë koncesione me Serbinë?”.

“Për Republikën e Kosovës nuk ka asnjë dilemë sa i përket zbatimit të ligjit në territorin e saj.  Nëse kemi gabuar si shtet është momenti të mësojmë nga gabimet”

Shpërndaje në: