Kusari-Lila: Shëndetësia e ambienti, problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët

Kusari-Lila: Shëndetësia e ambienti, problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,  tregoi që sipas saj cilat janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Ajo u shpreh se shëndetësia dhe ambienti janë problemet më të mëdha për qytetarët e Kosovës.

“Problemi më i madh me të cilin ballafaqohen qytetarët e Kosovës ka të bëjë me ofrimin, gjegjësisht me marrjen e asaj çfarë ata në fakt e presin në raport me shërbimet publike dhe kjo ka të bëjë aktualisht edhe me shërbimet shëndetësore”.

“Gjithashtu edhe me pritjet për ndryshime në kualitetin e jetës, në këtë rast po flas për cilësinë e ajrit, për rregullimin, për qetësinë, të cilat në veçanti në zonat apo në vendet me koncentrim në qytete është pak më i padurueshëm sesa në vende të tjera”, u shpreh tutje Kusari-Lila në “Rubikon” në Klan Kosova.

Shpërndaje në: