Kusari-Lila: Tërheqja e 30 përqindëshit nga Trusti është shumë e dëmshme

Kusari-Lila: Tërheqja e 30 përqindëshit nga Trusti është shumë e dëmshme

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë që kërkesa për tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve nga Trusti, është shumë e dëmshme.

Kusari-Lila vazhdoi të thotë se mazhoranca nuk do ta mbështes këtë iniciativë.

“Sa i përket tërheqjes së 30 përqindëshit nga Fondi pensional, për ne si grup parlamentar asnjëherë s’ka pasë dilema në raport me idenë për arsye se ka pasë tendencë që kjo ide të prezantohet si ide të cilën VV-ja apo qeveria nuk e kanë marrë parasysh, vetëm pse ka ardhë prej opozitës”.

Kusari-Lila thotë se kjo nuk ka të bëjë me inate politike por është një kërkesë e dëmshme që e shkatërron një sistem pensional.

“Kjo nuk ka të bëjë me inate politike, apo me kokëfortësinë tonë në raport me kërkesën, ne mendojmë që është kërkesë shumë e dëmshme, pasi shkatërron një sistem pensional dhe lirisht vendimi tjetër mund të jetë mbyllja komplet e trustit të kursimeve pensionale”, tha Kusari-Lila./Periskopi/

Shpërndaje në: