Kusari-Lila: Vetëvendosje i respekton martesat e gjinisë së njëjtë

Kusari-Lila: Vetëvendosje i respekton martesat e gjinisë së njëjtë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se projektkodi civil do të kthehet sërish në vjeshtë. Ajo foli për rëndësinë e këtij projektkodi.
“Projektkodi vjen sërish në vjeshtë, një dokument i rëndësishëm, i dyti pas kushtetutës në raport të rregullimit të jetës së qytetarëve prej lindjes deri në vdekje… Para tetorit nuk besoj që ka shansë teorike”, deklaroi Kusari – Lila.

Ajo tha se Vetëvendosje në raport me qëndrimin që e ka për të drejtat e njeriut, martesës mes gjinisë së njëjtë dhe të drejtave të individëve, është parti progresive.

“Nëse e shikojmë në një prizëm shumë të thjeshtë, Lëvizja Vetëvendosje si subjekt në vetë, pa partinë Guxo dhe meje si përfaqësuese e Alternativës, edhe programi i Lëvizjes është parti e qendrës së majtë progresive, që në raport me qëndrimin që e ka për të drejtat të njeriut, martesës mes gjinisë së njëjtë apo edhe për të drejtat e individit pa marrë parasysh orientimin seksual, është parti progresive. Prandaj të gjithë që janë në VV e dijnë ose duhet ta dinin që cilit subjekt i përkasin dhe cilat janë orientimet e subjektit tash”, u shpreh ajo në T7.

Kujtojmë që në mars të këtij viti projektkodi civil është hedhur në votim në Kuvendin e Kosovës, mirëpo nuk ka arritur të miratohet. 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar, ndërsa në sallë, në momentin e votimit ishin 77 deputetë nga 120 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Shpërndaje në: