Kush e rrahu kryetarin? Policia konfirmon se Agim Ademi është rrahur në park nga një person

Kush e rrahu kryetarin? Policia konfirmon se Agim Ademi është rrahur në park nga një person

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ( FFK), Agim Ademi, ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik ndaj tij në Parkun e Germisë të martën në mëngjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti e konfirmoi lajmin për Express.

Policia ka nisur hetim ndaj rastit.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Agim Ademi aktualisht është në përpjekjen për gjetjen e një trajneri të ri për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Shpërndaje në: