Kush është dhe çfarë do Hamasi – lëvizja që ka pushtetin te palestinezët?

Kush është dhe çfarë do Hamasi – lëvizja që ka pushtetin te palestinezët?

*Shkrimi i mëposhtëm është marrë nga BBC dhe është përkthyer nga PERISKOPI.

Hamasi është grupi militant islamik më i madh në Palestinë mes shumë të tjerëve.

Emri i saj është një akronim arab për “Lëvizjen e Rezistencës Islamike”, që themelet i ka në vitin 1987 pas fillimit të intifadës së parë, një kryengritjeje palestineze kundër pushtimeve të Izraelit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Në fillet e saj, grupi kishte qëllim të dyfishtë të organizimit të një lëvizjeje të armatosur kundër Izraelit – të udhëhequr nga krahu i saj ushtarak, Brigadat Izzedine al-Qassam – dhe të ofrojë programe të mirëqenies sociale, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Por, nga viti 2005 e këndej, po ashtu është angazhuar në procesin politik palestinez, duke u bërë grupi i parë islamik në botën arabe që fitoi zgjedhjet në kutitë e votimeve [para se të vendoste pushtetin e saj në Gazë duke rrëzuar rivalët e grupit Fatah].

Hamasi si tërësi, e në disa raste vetëm krahu ushtarak, është përcaktuar si grup terrorist në Izrael, ShBA, BE, Mbretëri të Bashkuar dhe në disa shtete tjera [përfshirë Kosovën]. Në njërin prej kapitujve të saj, grupi thotë se është i përkushtuar që të shkatërrojë Izraelin.

Megjithatë, mbështetësit e saj e shohin Hamasin si një lëvizje legjitime të rezistencës.

Në majin e vitit 2017, grupi publikoi një dokument të ri politikash për herë të parë që nga themelimi. Aty shpallte gatishmërinë që të pranonte një shtet të përkohshëm Palestinez me kufijtë e para 1967-s, pa njohjen e Izraelit, dhe pa përsëritur gjuhën anti-hebreje në ndonjërin prej kapitujve.

Teksti ishte parë si një përpjekje e Hamasit që të zbuste imazhin e saj, megjithëse grupi e bëri të qartë se nuk e kishte hequr kapitullin ku kërkonte shkatërrimin e shtetit të Izraelit.

Në vitin 2006, fitorja tronditëse e Hamasit në zgjedhjet për Këshillin Legjislativ Palestinez [PLC], por tensionet me rivalët e Fatahut dhe me Autoritetin Palestinez të presidentit Mahmoud Abbas u rritën.

Përplasje vdekjeprurëse mes Fatahut dhe Hamasit shpërthyen në Gazë në qershorin e 2007-s, pas së cilave Hamasi vendosi një qeveri paralele.

Izraeli e mban përgjegjës Hamasin për të gjitha sulmet që vijnë nga Rripi i Gazës, dhe ka kryer [artikulli është shkruar më 2017] tri sulme të mëdha në Gazë.

Ofenzivat e Izraelit ishin paraprirë nga përshkallëzime tensionesh dhe luftimesh në zonat kufizare, me raketa që hidheshin nga Gaza, dhe me sulme ajrore kundër tyre nga Izraeli [siç po ndodh edhe tash].

Hamasi doli nga konfliktet e viteve 2008 dhe 2012 ushtarakisht më i dobët por me popullaritet të shtuar te palestinezët në Gazë dhe Breg Perëndimor.

Grupi terrorist sidoqoftë vazhdoi të haste në vështirësi pas bllokadës së përbashkët të vendosur ndaj Gazës nga Izraeli dhe Egjipti, dhe kështu u bë vazhdimisht e më e izoluar pasi humbi marrëdhëniet me fuqitë rajonale pas Pranverës Arabe. Një goditje e tmerrshme për ta ishte rrëzimi i presidentit egjiptian Mohammed Morsi në korrikun e 2013-s, e i cili ishte aleat kyç.

Në prillin e vitit 2014, Hamasi pranoi një marrëveshje pajtimi me Fatahun që çoi në formimin e një qeverie të unitetit kombëtar, por e cila kurrë nuk u zbatua tërësisht.

Bombardimet vetëvrasëse

Hamasi mori famë pas intifadës së parë si oponenti kryesor i Marrëveshjes së Paqes në Oslo mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës [PLO].

Pavarësisht operacioneve të shumta të Izraelit kundër saj, Hamasi mori pushtetin e veto-s mbi procesin e lansimit të sulmeve vetëvrasëse.

Në muajin shkurt dhe mars të 1996-s, ajo kreu një varg sulmesh vetëvrasëse të autobusëve, duke i vrarë gati 60 izraelitë, si hakmarrje për vrasjen e dhjetorit 1995 të bomba-bërësit të Hamasit, Yahya Ayyashit.

Këto bombardime fajësohen nga shumë njerëz se i larguan izraelitët nga procesi i paqes dhe që sllën Benjamin Netanyahun – një kundërshtar të fortë të Marrëveshjes së Osllos – në pushtet.

Në botën e post-Osllos, Hamasi mori pushtet dhe influencë edhe më të madhe.

Hamasi organizoi klinika dhe shkolla, që i shërbyen palestinezëve që ndiheshin të lënë anash nga Autoriteti Palestinez [i Mahmoud Abbasit] e të cilin e konsideronin si të korruptuar dhe joefektiv.

Shumë palestinezë kishin përshëndetur valën e sulmeve vetëvrasëse të Hamasit në pesë vitet që pasuan kryengritjen [intifadën] e dytë.

Ata shihnin operacionet e “martiritetit” si marrje hak për humbjet që kishin pësuar dhe për ndërtimet e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, e të cilat kërkoheshin nga palestinezët si pjesë të shtetit të tyre.

Pas vdekjes së liderit të Fatahut, Yasser Arafat më 2004, Autoriteti Palestinez u mor nga Mahmoud Abbas.

Ai i shihte sulmet me raketa të Hamasit si kundër-produktive, që shkaktonin pak dëm te kundërshtari por që provokonin përgjigje të fortë prej ushtrisë izraelite.

Kur Hamasi fitoi bindshëm zgjedhjet në vitin 2006, u hap skena për një luftë të hidhët për pushtet me Fatahun e Abbasit.

Hamasi i ka rezistuar të gjitha përpjekjet për të pranuar marrëveshjet e kaluara që Palestina ka bërë me Izraelin, e po ashtu edhe për të pranuar legjitimitetin e Izraelit dhe për të hequr dorë nga dhuna.

Hamasi e definon Palestinën historike – që përfshin edhe Izraelin e ditëve të sotme – si tokë islamike dhe përjashton çdo mundësi për marrëveshje paqësore me shtetin hebraik.

Statusi i këtij grupi terrorist që ka pushtetin në Gazë po ashtu sulmon hebrejtë si njerëz duke qenë kësisoj anti-semit.

Hamasi megjithatë ka ofruar marrëveshje armëpushimi 10 vjeçare në këmbim të tërheqjes së Izraelit nga territoret e okupuara më 1967: Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor.

Ky grup militantësh insiston që miliona refugjatë palestinezë – prej 1948-s e këndej – duhet të lejohen të kthehen në shtëpi, në atë që kërcënon ekzistencën e vetë shtetit izraelit.

Përgjatë këtyre viteve, Hamasi ka humbur shumë anëtarë pas vrasjeve që iu kanë ndodhur nga Izraeli.

Sheiku Yassin u vra nga një sulm raketor në marsin e vitit 2004

Abdul Azziz al-Rantissi doli si lideri i Hamasit por edhe ai u vra në prill të 2004-s

Të tjerë zyrtarë përfshijnë Salah Shehadan e vrarë në korrik 2002; Ismail Abu Shenabin e vrarë në gusht 2003; Said Siyamin e vrarë në janar 2009 dhe Ahmed Hebarin e vrarë në nëntorin e 2012-s.

Pas vdekjes së Sheikut Yassin, Khaled Meshaal u bë lideri politik i Hamasit në ekzil. Ai u pasua nga Ismail Haniya me vendbanim në Gazë në maj të 2017-s.

Sanksionet

Vendimi i Hamasit për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2006-s ishte një hap vendimtar për lëvizjen.

Qeveria e re ishte subjekt i sanksioneve të rënda ekonomike dhe diplomatike nga Izraeli dhe aleatët e saj në Perëndim.

Pasi Hamasi kishte rrëzuar Fatahun nga Gaza më 2007, Izraeli shtrëngoi edhe më shumë bllokadën ndaj territorit, dhe lufta me raketa vazhdoi.

Në dhjetor të atij viti, Izraeli lansoi Onjë operacion 22 ditor për të ndaluar sulmet me raketa që vinin nga Gaza. Më shumë se 1300 palestinezë dhe 13 izraelitë u vranë.

Burimet palestineze thonë që Hamasi u përpoq të mbante rendin pasi konflikti i 2012-s me izraelitët përfundoi, por Brigadat Qassam nuk i ishin bashkuar sulmeve me raketa ndaj Izraelit.

Sulmet me raketa ndaj Izraelit nuk u ndaluan, pasi Hamasi po shqetësohej se do të shihej nga palestinezet si më e përkushtuar për të luftuar grupet rivale islamike se sa Izraelin.

Sulmet raketore u rritën pas qershorit 2014 kur Izraeli kishte arrestuar tre anëtarë të Hamasit në Bregun Perëndimor derisa po kërkonin për tre tinejxherë të vrarë izraelitë.

Shpërndaje në: