Kush është Fatime Fetai – gruaja që dënoi me burg Gruevskin dhe Jankullovskan?

Kush është Fatime Fetai – gruaja që dënoi me burg Gruevskin dhe Jankullovskan?

Gjykata Penale në Maqedoni sot konfirmoi dënimin me 6 vite burg për ish ministren e Punëve të Brendshme të këtij vendi, Gordana Jankulovskan, shkruan Periskopi.

Ajo që i ka shqiptuar dënimin, njësoj si në rastin e Nikolla Gruevskit – ish kryeministri i vendit për 10 vite, quhet Fatime Fetai, prokurore e Prokurorisë Speciale Publike [PSP] në vendin tonë fqinj.

Ajo mësohet se është lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit, dhe ka kryer fakultetin Juridik në Shkup, në të cilin vend kreu edhe magjistraturën.

Fillimisht, karrierën e saj në fushën e drejtësisë e nisi në Gjykatën e Apelit në Gostivar – ku për disa vite ka  qenë, transmeton Periskopi, bashkëpunëtore profesionale.

Në vitin 2011, ajo u zgjodh prokurore në Prokurorinë themelore në Shkup. Në institucionin e përmendur ajo punoi deri në fund të vitit 2015, kur arriti të zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. /Periskopi

Shpërndaje në: