Kush është fituesi i Nobelit për Letërsi? Lexoni për novelën e tij mahnitëse ‘Afterlives’

Kush është fituesi i Nobelit për Letërsi? Lexoni për novelën e tij mahnitëse ‘Afterlives’

Kjo është një kritikë letrare e publikuar në The Guardian për njërën vepër të tashmë fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2021, Abdulrazak Gurnahut.

Deri së fundi, shumica e bisedave rreth pranisë koloniale të Evropianëve në Afrikë kanë përjashtuar Gjermaninë. E vendosur në fund të shekullit 19, perandoria gjermane në kontinent ka përfshirë Namibinë e sotme, Kamerunin, Togon, pjesë të Tanzanisë dhe Kenias, dhe më pas do të merrte edhe mbretëritë e Ruandës dhe Burundit. Sundimi kolonial gjerman ishte brutal, ashtu siç ishin fuqitë tjera koloniale; në një zonë të njohur për sthytpje e dhunë, është Gjermania që kreu gjenocidin e parë të shekullit 20 me fushatën e shfarosjeve të vitit 1904 për të shuar kryengritjen e Hererove dhe Namave në Namibi. Përgjatë kontinentit në Afrikën Lindore, apo siç njihej Deutsch-Ostafrika, taktikat ushtarake të Gjermanisë ishin barazisht vdekjeprurëse. Novela e re e Abdulrazak Gurnahut – e shtrirë e megjithatë intime – Afterlives (shq. Jetët e përtejme) vendoset kundër sfondit të këtyre mizorive. Duke u shpalosur në atë që asokohe njihej si Tanganyika, e që sot është Tanzania, ajo hapet me një fjali gjentile e të thjeshtë: “Khalifa ishte njëzet e gjashtë vjeçar kur takoi tregtarin Amur Biasharan.”

Khalifa martohet me të mbesën e Biasharas, Ashën, në vitin 1907, derisa kryengritja Maji Maji ishte “në grahmat e mbrame të brutaliteteve të saj”. Gurnah rrëfen pasojat tmerruese të rezistencës ndaj sundimit gjerman por më pas kthehet te jetët e çiftit të ri të martuar. Deri në kohën kur Iljazi gjerman-folës arrin në qytetin bregdetar të paemër ku jetojnë Khalifa me Ashan, kryengritjet dhe reprezaljet koloniake janë venitur nga tregimi. Dhe në vend të kësaj, Gurnah i shtyn matanë historinë koloniale nga vëmendja drejt atyre që ia kishin dalë ta kishin një ekzistencë relativisht të qetë. Por, ani pse jetët e tyre mund të jenë të qeta, kjo nuk nënkupton se i kanë ikur shkatërrimeve fizike dhe emocionale të kolonializmit. Një karakter thotë me brengë që “gjermanët kanë vrarë aq shumë njerëz sa që vendi është ndotur me kafkat dhe eshtrat dhe që toka është bërë qull me gjak”. Kur Iljazi, që është dërguar në një shkollë nga të njëjtit gjermanë që kishin në pronësi fermën e kafesë ku ai punonte si fëmijë, flet në mbrojtje të kolonizatorëve “Dëgjuesit e tij heshten nga zemërimi i madh. ‘Miku im, ata të kanë ngrënë ty,’” – i thotë dikush.

Derisa gjermanët përgatiten për atë që do të bëhej lufta e parë botërore, Iljasi i bashkohet trupave ushtarake gjermane që kanë reputacionin e keq të shkaktimit të mizorive të pafolshme në emër të perandorisë. Në mungesë të tij, del në pah rrëfimi i motrës së vogël, Adijes. E vendosur nën kujdesin e një familjeje shumë strikte, ajo rrahet aq keq për aftësinë e të lexuarit dhe shkruarit sa kërkon ndihmë nga shoku i Iljazit, Khalifa. Shpejt ajo nis të jetojë me çiftin e martuar. Ndërkohë, takojmë Hamzën, një vullnetar të forcave gjermane që shpejt e kupton gabimin e tij. Rrëfimi i Hamzës është më bindësi por edhe më shqetësuesi në novelë. Aty tregohen dëshirat komplekse që formësojnë lidhjen intime mes të shtypurit dhe shtypësit. Kur atij i caktohet detyra që të jetë shërbëtori personal i Oberlejtnantit, një tjetër pjesëtar trupash e paralajmëron Hamzën, “Këtyre gjermanëve, ju pëlqen të luajnë me djemtë e rinjë e të pashëm.” Oficeri është i vendosur ta mësojë Hamzën gjermanisht në mënyrë që ta vlerësojë veprën e Schillerit, por po ashtu i thotë se “po merret me njerëz barbarë e të prapambetur dhe që e vetmja formë për t’i sunduar është duke i futur terrorin brenda tyre”. Marrëdhënia e tyre rritet vazhdimisht dhe shkrimtarit Gurnah nuk i vjen keq nga pasojat komplekse psikologjike që ndesh.

I gjendur në listëne ngushtë për çmimin Booker të vitit 1994 për novelën e tij Paradise [Parajsa], Gurnah njihet për shqendërzimin e historisë evropiane: një vendim strukturor që ka po ashtu potencial politik. Te Afterlives ai shqyrton efektet ndër-brezore të kolonializmit dhe luftës, dhe na kërkon që ta shqyrtojmë atë që mbetet pas prej gjithë atij shkatërrimi. Çfarë mund të shpëtohet kur një prej pasojave të kolonializmit është përjashtimi i qëllimshëm i perspektivës afrikane nga arkivat? Si të kujtojmë, nëse nuk e dimë se çfarë është fshirë? Në një botë që përdor shpërthimet destruktive të luftës si shenjues të historisë, Gurnahu na shfaq një konflikt global nga pikëvështrimi i atyre që kanë vendosur që të shikojnë kah njëri tjetri, dhe të jetojnë. Kjo është pse, ndoshta, fundi duket i papritur. Kapitujt e fundit janë zemërthyes dhe rrëqethës, dhe na mbajnë të mahnitur, por ndodhin papritur. Lexuesi dëshiron që rrëfimi të ngadalësohej dhe të kishim një portret intim të Iljas në vitet e mëvonshm. Pavarësisht kësaj, Afterlives është novelë mahnitëse, e tillë që mbledh bashkë të gjithë ata që nënkuptoheshin të harruar.

Shpërndaje në: