Kush është Jeff Epstein, shoku pedofil i Trumpit e Clintonit që dridhi Amerikën me ‘vetëvrasje’?

Kush është Jeff Epstein, shoku pedofil i Trumpit e Clintonit që dridhi Amerikën me ‘vetëvrasje’?

Jeffrey Edward Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Qendrën Korrektuese Metropolitane në Nju Jork para nëntë ditësh.

Shkaqet e vdekjes së tij ende janë duke u hetuar nga Departamenti i Drejtësisë. Më 11 gusht, një autopsi u krye në trupin e tij. Rezultatet preliminare tregonin se ai kishte pasur thyerje të shumëfishtë në eshtrat e qafës.

Më 16 gosht, ekzaminuesi mjekësor i Nju Jork Sitit vendosi që Epstein kishte vdekur nga vetëvrasja përmes varjes. Kjo çuditi të gjithë opinionin amerikan që menjëherë pyetën se si ishte e mundur të vritej vetja në një burg të sigurisë së lartë, përkthen Periskopi.

Një pjesë e madhe njerëzish akuzuan për vrasjen e tij familjen Clinton. Ai kishte qenë i afërt me ish presidentin Bill Clinton, dhe mendohej se kishte gjëra tepër të errëta e kriminale për të dëshmuar kundër tij. Një pjesë tjetër akuzuan presidentin aktual Donald Trump. Ky i fundit shihej në shumë fotografi dhe video i shoqëruar me të, madje në njërën prej tyre edhe duke komentuar bukurinë e vajzave.

Jeffrey Epstein ishte një miliarder që akuzohej për një varg gjërash, përfshirë atë të trafikimit seksual të vajzave të mitura. Sipas aktakuzës thuhej se ‘dhjetëra’ vajza ë vogla ishin trafikuar nëpër shtëpitë e Epsteinit për takime seksuale. Ai nuk i kishte përdhunuar të gjitha i vetëm, por i kishte ofruar si dhurata apo i kishte shitur edhe te njerëz të tjerë të famshëm. Mes të përmendurve si mik i tij, përveç Trumpit dhe Clintonit, është edhe avokati i famshëm Alan Dershovitz, Princi Endrju, Gjorgj Stefanopulos e Woody Allen. Kontaktet e tij përfshinin njerëz si Rupert Murdoch, Michael Bloomberg, Richard Branson, Michael Jackson, Tony Blair dhe princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman.

Epstein shoqërohej edhe me shumë shkencëtarë, përfshirë laureatë të çmimit Nobel, me të cilët siç ka zbuluar The New York Times, përkthen Periskopi, ai ndante teori të ndryshme e të përçudshme. Njëra prej tyre kishte të bënte me eugjenikën. Ai kishte ambicie që të linte shtatzënë shumë gra, duke i shpërndarë kështu gjenet e tij.

Po ashtu, ai ka shfaqur interes në trans-humanizëm, nj studim që kërkonte të përmirësonte popullsinë njerëzore përmes teknologjive si ingjinieringu gjenetik dhe inteligjenca artificiale.

Prokurorët kanë thënë se rasti i tij mund të përfshijë miliona faqe të gjërave të zbuluara.

Shpërndaje në: