Kush është Karikari, sulmuesi që po pritet të çmend Shqipërinë

Kush është Karikari, sulmuesi që po pritet të çmend Shqipërinë

Kuame Karikari, sulmuesi i Neftçi Baku, është objektiv i Partizanit dhe në klubin e kuq besojnë se lojtari do të jetë pjesë e tyre për pjesën tjetër të sezonit.

Transferimi i tij në Tiranë ka bërë bujë të madhe dhe tallje në rrjetet sociale, për shkak edhe të mbiemrit të ‘veçantë’, shkruan Periskopi.

Kuame, i njohur ndryshe edhe si Timtim Karikari, ka lindur më 21 janar të vitit 1992 dhe është shtetas ganez.

Image result for Kwame Karikari with fans

Karriera e tij ka qenë e pasur, duke luajtur në Suedi me AIK e Halmstad, derisa ka qenë pjesë edhe e Al-Markhiya dhe Al-Arabi.

Ai gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur 115 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola, teks aktualisht është pjesë e Neftçi Baku në Azerbajxhan.

Karikari te kryesuesit e elitës azere nuk ka gjetur shumë hapësira dhe në tetë ndeshje (4 titullar) ka shënuar dy gola. Ai është i gjatë rreth 190 centimetra.

Image result for Kwame Karikari Partizan

26 vjeçari është paraqitur dy herë me fanelën e kombëtares së Ganës, teksa ka luajtur për moshat U-2o.

Minutazhi i vogël dhe vendi i parë i Partizanit në Superligën e Shqipërisë mund të jetë arsyeja pse Karikarin mund ta shohim në Shqipëri. /Periskopi

LEXO EDHE:

Rama e ka hallin te Shakohoxha: Si do ta komentoj golin e sulmuesit Karikari

Shpërndaje në: