Kush është komediani ukrainas që rrëzoi nga pushteti Poroshenkon

Periskopi.com Lajme

Populli ukrainas ka zgjedhur për përfaqësues të tyre komedianin, komediani 41-vjeçar, Volodimir Zelensky.

Kandidatura e komedianit, Zelensky për president nuk është pritur mirë nga ekspertët në Ukrainë. Shumica e tyre kanë reaguar negativisht kur Zelensky u bë serioz dhe paraqiti kandidaturën e tij, shkruan Insajderi.

Janë tri arsye pse komediani, Volodimir Zelensky nuk duhet të vijë në krye të Ukrainës, kanë thënë ekspertët ukrainas.

Zelensky nuk ka përvojë politike. Ai nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë postë publik. Konkurrentët e tij kryesorë, presidenti në detyrë Poroshenko dhe ish-kryeministri Yulia Tymoshenko kanë pasur pozitë si kryetar të partive dhe poste ekzekutive. Ndërkohë që Zelenskiy nuk ka asnjë lidhje me nivelin ndërkombëtar.

Duke pas parasysh të gjitha këtyre problemeve, zgjedhja e Zelenskiyt po shihet si një eksperiment për Ukrainën, kanë vlerësuar ekspertët.

Kush është komediani 41-vjeçar Volodimir Zelenskiy ?

Volodimir Zelenskiy është një komedia satirik politikë, ku shfaqja e tij televizive “Vecherny kvartal” (Blloku i Mbrëmjes) ka një shikueshmëri të madhe në Ukrainë. Në emisionet e tij shpesh Zelensky ka të ftuar edhe politikanë. Në mesin e tyre, Zelenskiy e kishte mysafir edhe kundër kandidatin e tij Poroshenkon

Komediani ukrainas, u bë i famshëm me rolin e tij të Presidentit të Ukrainës në një shfaqje televizive në vitin 2015, të quajtur “Shërbëtori i Popullit”.

Zelensky, i lindur në Kiev nga prindër hebrenj, për një kohë të gjatë kishte jetuar në Mongoli në qytetin e Erdenetit, ndërsa ka studiuar në Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit në Departamentin e Juridikut, mirëpo ai nuk ka ushtuar asnjëherë profesionin e tij në fushën ligjore.

Karriera e tij në fushën e aktrimit kishte filluar që në moshën 17-vjeçare. Zelensky kishte qenë pjesë e shumë konkurseve komedianeve dhe shfaqjeve komike. Përveç shfaqjeve komike, ai ka qenë edhe pjesë e shumë filmave. Ndërsa tash ai drejton produksionin e tij filmik “Kvartal 95”.

Por si hyri Zelensky në politikë ?

Partia politike “Shërbëtori i Popullit” u krijua në mars të vitit 2018 nga njerëz të kompanisë prodhuese televiziv “Kvartal 95”, ku edhe seria televizive mbante po të njëjtin emër.

Në një intervistë në mars të vitit 2019 për Der Spigel, Zelensky kishte thënë se ai po hyn në politikë për të rikthyer besimin e njerëzve tek politikanët dhe se donte “ të sillte njerëz profesionale e të mirë në pushtet” dhe se me të vërtet do të donte të ndryshonte strukturën politike në Ukrainë.

Gjashtë muaj para se Zelensky të shpall kandidaturën e tij për zgjedhjet presidence të Ukrainës më 31 dhjetor të vitit 2018, Zelensky tashmë ishte duke kryesuar sondazhet.

Gjatë fushatës së tij ai udhëtonte me ekipin e tij “Kvartal 95”. Angazhimi i tij gjatë fushatës me mediat ishte minimal. Ai bisedoi me elektoratin e tij përmes kanalit të tij në YouTube. Ai ishte kritikuar për ikje ndaj gazetarëve mirëpo, Zelenky kishte deklaruar se e ndjente vetën më afër në këtë mënyrë të komunikimit.

Kështu Zelensky kishte fituar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me më shumë se 30% të votave, pothuajse dyfishin e Poroshenkos.

Presidenti në detyrë, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2014, e përshkroi rezultatin si një “mësim të ashpër”. Poroshenko, 53 vjeç, një miliarder që ka bërë pasuri kryesisht nëpërmjet bizneseve është prej dy dekadash në politikë.

Shpërndaje në: