Kush është në të vërtetë Arusha e Murrme?

Kush është në të vërtetë Arusha e Murrme?

Ditët e fundit opinioni publik në Kosovë i kushtoi vëmendje të madhe një arushe që po bridhte e lirë në një fshat të komunës së Prizrenit.

Kjo pasi për kapjen e saj u angazhua Ushtria e Kosovës [FSK], por e cila dështoi ta kryente misionin shkaku i mungesës së kapaciteteve profesionale, shkruan Periskopi.

Pas këtij dështimi, Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Bujqësisë [MBPZHR], respektivisht Agjencia e Pyjeve, mori vendim që Arusha e Murrme të vritej pas dëmeve në ekonominë bujqësore dhe blegtorale, si dhe pas rrezikimit të jetës së banorëve.

Paraprakisht ishte raportuar se Arushës së Murrme, e cila në fakt del të jetë me ngjyrë të kaftë, i ishin vrarë dy të vegjlit e saj, akuza këto për të cilat nuk dihet se kush mund të jetë përgjegjës.

Sidoqoftë, kush është Arusha e Murrme që e çoi peshë publikun kosovar?

Arusha ose Ariu në fjalë njihet me emrin shkencor Ursus Arctos [ari në latinisht dhe greqisht], dhe mund të gjetet në veri të Euroazisë dhe Amerikës Veriore.

Ariu në fjalë gjatë pranverës fillon të shtojë peshë dhe në verë mund të peshojë deri në 180 kilogramë. Ata janë shumë të turpshëm dhe kanë prirje t’iu shmangen njerëzve. Sulmet ndaj species sonë kanë qenë shumë më të rralla se të arinjve të zi.

Sidoqoftë, mësohet se kanë temperament të paparashikueshëm dhe mund të sulmojnë kur ndihen të kërcënuar apo befasuar. Në shumicën e sulmeve që bëjnë, këta arinj e bëjnë sulmin e tyre duke hungërirë të zemëruar dhe luftojnë me njerëzit siç do ta bënin edhe me arinjtë e tjerë. Këta arinj njihen edhe si nokturnë sepse dalin natën, dhe zakonisht sulmet i ndërmarrin gjatë muajve të verës, në korrik, gusht dhe shtator.

Përmasat trupore të tyre janë të frikshme, nga 1,4 deri në 2,8 metra me kraharorin që iu shkon deri në 153 cm gjerësi.

Ndër karakteristikat e Ariut të Murrmë është fakti që janë shumë kurreshtar.

Shpërndaje në: