Kush është slloveni Reja që do ta drejtojë Shqipërinë?

Kush është slloveni Reja që do ta drejtojë Shqipërinë?

Sot u mësua që Federata e Futbollit të Shqipërisë e kishte vendosur italianin Edy Reja në krye të kombëtares së Shqipërisë në futboll, kategoria e burrave.

Reja është 73 vjeçar që së fundi, para tre vitesh, e ka drejtuar ekipin nga Serie A, Atalanta.

Ai ka lindur në Goricë të Italisë nga një baba slloven dhe një nënë friulliane. Ai është i rrjedhshëm në të tria gjuhët, friullianisht, italisht dhe sllovenisht.

Sa ishte futbollist ai kishte luajtur bashkë me Fabio Capellon te SPAL. Te kjo skuadër ai kishte luajtur edhe në Serie A, e më pas për të kaluar edhe në Palermo dhe Alessandria.

Si trajner, ai e kishte nisur karrierën në vitin 1979, në moshën 34 vjeçare te ekipi i vogël i Molinellas. Ekipe të dobëta drejtoi deri në vitin 1993 kur e mori përsipër Bolognan.Më pas ka drejtuar edhe shumë ekipe të njohura italiane si Torino, Brescia, Lecce, Cagliari, Genoa, Lazio dhe më e rëndësishmja Napoli.

Ai është shok i ngushtë me Fabio Capellon. /Periskopi

Shpërndaje në: