Kush gënjeu për vdekjen e Deharit?

Kush gënjeu për vdekjen e Deharit?

Se deklaratat kanë qenë krejt kundërthënëse mes policisë dhe prokurorisë e thotë edhe avokati Tomë Gashi.

Ai madje në një prononcim për Indeksonline thotë se janë pikërisht këto deklarata kundërthënëse që e kanë detyruar familjen e Deharit që në dhimbjen e papërballueshme të angazhojë ekspertë të pavarur dhe profesionistë që të marrin pjesë në obduksion

Gjithashtu Gashi ka theksuar se është çështje e policisë  dhe institucioneve të tjera që të veprojnë në këtë rast konkret .

“Por e di që deklarata ka qenë e pamatur dhe është demantuar  nga vetë eprori i Policisë Regjionale dhe nga Kryeprokurori Sylë Hoxha e në momentin kur njoftohen për çfarëdo rasti të veprës penale është çështje policisë  se si do të gjendet në këtë situatë që ka krijuar konfuzion total dhe faktikisht ka krijuar pasiguri në Policinë e Kosovës së paku për këtë rast, gjë që askush nuk e ka merituar”, ka shtuar Gashi.

Avokati ka shtuar se me këto deklarata duhet të merren edhe organet kompetente.

“Është çështje e organeve përkatëse, respektivisht e eprorëve të tij që të vlerësojnë se ku e ka marrë ai informatën se kinse Astrit Dehari ka përdorur barna dhe pastaj ka vdekur në spital, kur kjo është demantuar përveç të tjerëve menjëherë nga Kryeprokurori Hoxha”, ka vazhduar Gashi.

Sipas këtij të fundit kjo gjë është demantuar nga të gjithë madje edhe nga ekipi i obduksionit të, që ishin mbrëmë  prezent./Indeksonline/

Shpërndaje në: