Kush ishte Shën Anxhelina e Serbisë, që serbët e pranuan se ishte shqiptare?

Kush ishte Shën Anxhelina e Serbisë, që serbët e pranuan se ishte shqiptare?

Anxhelina Brakoviq Arianiti, ishte gruaja e despotit mesjetar serb Stefan Brankoviqit dhe e bija e fisnikut të njohur shqiptar, Gjergj Arianitit. Për jetën e saj si fanatike fetare ajo ishte shpallur shenjtore dhe ishte nderuar nga Kisha Ortodokse Serbe si E përnderta Nëna Anxhelinë [serbisht: Prepodobna mati Angelina]

Së fundi, edhe sekretari i përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviqi në konferencën ndërkombëtare “Feja si instrument i paqes” e pranoi se Anxhelina serbe në fakt kishte pasur origjinë shqiptare, shkruan Periskopi.

“Injoranca jonë e madhe na ka çuar neve në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen. Niveli i injorancës është dëshmitar i asaj që kemi sot. Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shejtët e Serbisë, Anxhelina e Serbisë ishte një fisnike shqiptare. Ajo është e varrosur 50 kilometra në manastirin e Kushedolit në Beograd. Ashtu edhe shumica e shqiptarëve, nuk e dinë që shejti i varrosur në Elbasan ishte serb, Gjon Vladimir ishte shenjti i parë ndërmjet serbëve.” – ka deklaruar ai.

Anxhelina ishte e bija e gjashtë e fisnikut të njohur shqiptar Gjergj Arianitit dhe e motra e Donikës, e cila u martua për Gjergj Kastriotin, Skënderbeun.

Bashkë me burrin e saj, Anxhelina kishte ikur për në Shqipëri, e më pas si motra e saj Donika, në Itali. Pas vdekjes së burrit, ajo kishte shkuar në Mbretërinë e Hungarisë, ku i biri i saj ishte bërë despot në ekzil i Despotatit të Serbisë.

Bashkë me Stefanin ajo kishte pasur tre fëmijë, Jovanin, Gjorgjen dhe Marijan.

Ndryshe, edhe Voisava, e ëma e Skënderbeut ishte me origjinë serbe nga familja Brankoviq./Periskopi

Shpërndaje në: