Kush po ndalon vendosjen e flamurit të Republikës sime?

Kush po ndalon vendosjen e flamurit të Republikës sime?

Kush më ndalon mua të vendos flamurin e Republikës sime në murin e profilit tim, në ballë të shtëpisë sime, skaj rrugës sime?

Kush më ndalon mua të respektoj e t’i dua këto simbole shtetërore? Kush jeni ju që ngritni zërin kundër simboleve të shtetit tuaj? ASKUSH – ju jeni një askush në këtë shoqëri, ju jeni produkt fals që thirreni në emër të patriotizmit, ju nuk doni as shtet, as flamur, as himn e as Shqipëri. As Shqipëri nuk doni se ju jeni vegël e armiqëve, ju jeni njerëz dashakqinj, ju jeni rrënues, dështues për shtetin tuaj sa për ti bërë qefin e atyre për të cilët angazhoheni.

Cilit nacionalitet i takoni? Çfarë prejardhje keni? Çfarë gjuhe flisni? A mendoni ju që vërtet jeni patriotë duke i nëpërkëmb simbolet tuaja? A mendoni ju që patriotizmi fillon duke e dashur një shtet tjetër e duke e nënçmuar shtetin tënd? Asnjëherë.

Sa të kem mundësi e njohuri, do t’iu mësoj e do t’iu flas fëmijëve, nipërve e mbesave, nxënësve, se dashuria e vërtetë e atdheut është vlera më sublime që një person posedon.

Respektimi i simboleve është parim universal në shoqëritë demokratike. Ju që nuk i respektoni nuk jeni pjesë as e kulturës sonë, as e traditës sonë, as të ngjarjeve historike të vendit tonë. Ju jeni thjesht fundërrina që nuk meritoni vëmendje.

#10vjetshtet

Shpërndaje në: