Kush po tenton ta destabilizojë Ballkanin sipas zyrtarit rus?

Kush po tenton ta destabilizojë Ballkanin sipas zyrtarit rus?

Zëvendëssekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Rusisë së Bashkuar, Sergei Zheleznayak, i cili po ashtu shërben edhe si zëvendëskryetar në ‘State Duma’, ka thënë se protestat paqësore që po organizohen në Serbi dhe vende të regjionit kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit.

Protesta të tilla sipas tij janë organizuar edhe në Ukrainë dhe shumë shtete të tjera. “Dihet çfarë pasoja tragjike kanë sjell ato”, ka thënë ai.

Protestat po organizohen me simbolin e një rose të verdhë.

“Është e qartë se protestat që po organizohen aktualisht në Beograd nën simbolin e një rose të verdhë, ku përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan po marrin pjesë si ‘vëzhgues’, si dhe protestat në Banja Llukë dhe Maqedoni, kanë karakteristika të qarta të operacioneve të ndërmarra nga forca të jashtme për të destabilizuar situatën në Ballkan”, ka theksuar Zheleznayak.

Bëhet e ditur se protestat po mbledhin shumë qytetarë në Beograd. /Periskopi/

Shpërndaje në: